Quantcast
Channel: Qendrime – Portalb
Viewing all 9697 articles
Browse latest View live

Mos e ktheni kokën

$
0
0

“Nëse një mashkull ju fishkëllen, mos e ktheni kokën. Ju jeni një femër, jo një qen”

Thënie nga Adele.


Tatuazh i shpirtit

$
0
0

Retushoj frymën e shpirtit

E pabesueshme si ngel tatuazhi

Në lëkurën e paprekur të vetes

Një hartë shtatë udhë e kroi bri pyllit

Një portret atdheu dhe një zog në qiell

Ia përcaktoj gjakut rrjedhat

Mbi gur i përcaktoj kufijtë

 

Bëj tatuazh në lëkurën e shpirtit

Ja gjeografia e dhembjes me flamur

Ja ngjyrat e ndezura gjaku

Shtatë ngjyra e ylber s` është

Mbi plagët dëgjohet himni

Mbi fjalët rrëshqet gjarpri i rrënjës

E tingëllima e rrjedhës së ujit në gur

 

Ja dhe pika e gjakut tim në drunjtë

Në lulet në fluturat në barin e kallinjtë

E dridhjet e natyrës së vjetër

Në ndërlidhje me udhët që ikin

E gjithnjë kthehen aty nga  nisen

Nuk mund të ikësh askund shpirti im

Pa e marrë me vete gjithë atdheun

 

Poezi nga Fatmire Duraku

Ishte dhé brenda tyre

$
0
0

Dhe ata rrëmonin
rrëmonin.

Rrëmonin e rrëmonin, kështu
u kalonte dita, dhe nata. Dhe

nuk e lëvdonin Zotin, i cili,
kështu kishin dëgjuar, gjithë këtë e kish dashur, i cili,
kështu kishin dëgjuar, gjithë këtë e kish ditur.

Rrëmonin dhe asgjë më nuk dëgjuan;
nuk ranë në mendime, s’ia thanë asnjë kënge,
nuk shpikën asnjë gjuhë.
Rrëmonin.

Qetësia ia behu, edhe stuhia ia behu,
ia behën të gjitha detet.
Unë rrëmoj, ti rrëmon, por rrëmon edhe krimbi,
dhe ajo që këndon atje thotë: Rrëmojnë.

O, një, o asnjë, o askush, o ti:
Ku shpinte, kur askund nuk shpinte?
O, ti rrëmon, unë rrëmoj, dhe po gërmoj drejt teje
dhe në gisht
na zgjohet unaza.

Poezi nga Paul CELAN

Tri ditët e çdo çudie

$
0
0

Çdo çudi zgjat tri ditë. Kështu tingëllon një fjalë e urtë e cila ka rezultuar nga eksperienca shekullore e shumë popujve që kanë kuptuar adaptabilitetin e njeriut dhe aftësinë për të harruar, për të ecur përpara dhe për t’u përshtatur me realitetin e ri.

Edhe në Maqedoni çuditë pak a shumë tri ditë zgjasin. Pak më shumë se tri ditë zgjati çudia kur Ivanov fali 56 persona të involvuar në rastet e Prokurorisë Speciale në Prill të vitit 2016. Sot e kësaj dite i shohim pasojat e këtij veprimi, por në fakt, edhe kjo çudi nuk zgjati shumë. Ivanov vazhdoi të mbetet president dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të marë pensionin presidencial deri në fund të jetës. Sepse neve u mësuam me të dhe e pranuam si të tillë, e pranuam si presidentin tonë për dhjetë vjet të tëra. Çudia tjetër e tij poashtu tri ditë zgjati. Nuk e nënshkruajti as dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve e as dekretin e Ligjit për ratifikimin Marrëveshjes së Prespës duke shkelur rëndë kështu obligimet e tija që dalin direkt nga Kushtetuta e RM. Dhe ne vazhdojmë të jetojmë më tej duke e lënë atë ende të konsiderohet si shef i këtij shteti. Tani prokuroria thotë që e heton rastin e këtyre shkeljeve kushtetuese, por informata tjera në këtë drejtim nuk ka. Ai vazhdon të jetë president dhe sipas të gjitha gjasave do të mbetet i tillë deri në zgjedhjet presidenciale të pranverës 2019. Sepse në Maqedoni çuditë tri ditë zgjasin.

Tri ditë zgjati edhe çudia e 27 Prillit 2017. Tani flasim për gjëra të avansuara si pajtimi mes anëve të armiqësuara, rikonsiliimi, rivendosja e paqes dhe harmonisë mes atyre që para një viti mezi shpëtuan nga vdekja dhe mes sulmuesve të tyre që desh ua morrën shpirtin. Nesër pritet të shpallet ligji i përgatitur nga komisioni prlamentar për pajtim i cili sipas të gjitha gjasave do të përfshijë ndonjë formë të amnestisë për deputetët e involvuar në atë ngjarje të përgjakshme. Kjo është pasjoja e realitetit kur çuditë zgjasin tri ditë. Kur harrohen faljet e Ivanovit për aq shpejtë, po aq shpejtë vjen dita të mendohet për amnesti, për falje të të pafalshmes.

Edhe çudia e ikjes spektakolare të Gruevskit tri ditë zgjati. Ende nuk kemi informatë zyrtare si ndodhi kjo. Ende asnjëri nuk barti përgjegjësi qoftë morale, qoftë politike, qoftë penale për atë që ndodhi. Ende nuk ka asnjë rezultat nga hetimi i këtij rasti. Gruevski fitoi azil në një ved të Bashkimit Eropian dhe për këtë kishte disa reagime që u shuan breda disa ditëve. Sepse siç duket, edhe në Evropë çuditë tri ditë zgjasin.

E në ndërkohë, Gruevski ri i qetë dhe i mbrojtur në Budapest. Larg Shutkës, e cila sipas këngëve popullore nuk do i ikte asnjëherë, e megjithatë ai iku që aty, larg reziqeve të ndjekjes penale, larg ajrit të ndotur të Shkupit, duke i shfrytëzuar liritë dhe mundësitë që i jep të jetuarit në një shtet të Unionit Evopian. Ri i qetë dhe i qeshet në fytyrë drejtësisë dhe të gjithë atyre që besonin se sundimi i së drejtës është i mudur në Maqedoni.

Ky realitet, në të cilin çuditë zgjasin tri ditë, si tek ne ashtu edhe tek vendet evropiane, sjell një apati të çuditshme tek njerëzit, e cila shprehet me forcimin e mosbesimit tek institucionet e veçanërsisht tek gjyqësori. Prandaj edhe janë të kuptueshme anketat e fundit që tregojnë që qytetarët kanë besim të ulët tek gjykatat dhe tek prokuroria. Në anketat e fundit shohim edhe ulje të konsiderueshme të besimit tek Prokuroria Speciale. Sepse këto çuditë që zgjasin nga tri ditë nuk i ndihmojnë vendosjes së drejtësisë dhe bartjes së përgjegjësisë penale. Ndërsa pa dejtësi përparimi bëhet i pamundur e shoqëria bëhet apatike.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Komisionet historike si qasje në tejkalimin e konflikteve historiografike-politike

$
0
0

Qëllimi i komisioneve dypalëshe historike është shtrimi i dorës për tejkalim të konflikteve të cilat burojnë nga shpjegimet e ndryshme të të kaluarës. Komisionet për herë të parë japin mundësi që tekstet shkollore në Greqi dhe Bullgari të shkruajnë edhe për historinë e Maqedonasve, ndërsa shkencëtarët maqedonas të vënë në pah dhe të ndikojnë te kolegët e tyre grek dhe bullgar që të mënjanohen të gjitha shpjegimet të cilat nxisin krijim të shteteve të mëdha në llogari të Republikës së Maqedonisë

Marrëveshjet për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhje të çështjes së emrit që vitin e kaluar Maqedonia i nënshkroi me Bullgarinë dhe Greqinë ishin dhe janë përjetuar me reagime të ndryshme në shoqërinë e Maqedonisë. Në fakt, njëlloj edhe si për shumë gjera të tjera në dhjetë vitet e kaluara. Dhe ajo aspak nuk është për tu befasuar sepse nga njëra anë tanimë një kohë më të gjatë është thellësisht e ndarë në baza të ndryshme, ndërsa në të njëjtën kohë edhe marrëveshjet e përmendura arrijnë deri në çështjet identitare të cilat, midis të tjerave, gjithsesi janë edhe shumë personale dhe emocionale.

Historia, i kuptuari i saj dhe roli në shoqëritë ballkanike

Duket se vend qendror edhe në marrëveshjet edhe në ndarjen e brendshme të shoqërisë merr shikimi ndaj të kaluarës dhe përdorimi he keqpërdorimi i saj. Sot në Ballkan pothuajse edhe nuk ekziston kontest midis dy shteteve në bazën e të cilit nuk gjenden shpjegime të kundërshtuara të të kaluarës. Me këtë rast, diskursi dominues më shpesh shërben si mjet për kohezion nacional ose për legjitimitet politik (partiak), përkatësisht për mobilizim të qytetarëve. Thjeshtë, edhe te ne edhe në fqinjësinë, te një pjesë e madhe, mbizotëron besimi se llogaritë nga historia duhet të paguhen. Me këtë rast, përkrahësit e kësaj qasjeje bëjnë përpjekje që “ta ndryshojnë” të kaluarën për t’ia arsyetuar vetes veprimet dhe raportin ndaj të ndryshmit, ndaj tjetrit. Kuptimi i tillë etno-centrik dhe i politizuar i të kaluarës ka qenë bazë për konteste territoriale dhe faktor për luftëra të reja. Ballkani nuk është përjashtim, ndërsa popujt ballkanik nuk bëjnë asgjë të re dhe që është vetëm karakteristikë e tyre. Përkundrazi, ajo që Ballkanin e dallon nga disa shtete në Evropë dhe në botë është që  shoqëritë ballkanike dhe elitat e tyre intelektuale dhe politike nuk ndërmarrin asgjë për tejkalimin e këtyre konflikteve simbolike, por potencionalisht vrastare. Shpesh herë elitat politike të përkrahura nga historianët tradicional dhe nacionalistët, në fjalimet dhe politikat e veta vetëm i kultivojnë, por madje edhe i nxisin konfliktet. Me këtë rast, çdo palë veten e sheh si viktimë të fqinjëve dhe e posedon të vërtetën “e njëmendët” (historike). Ndarjet e këtilla midis popujve ballkanik, jo rrallë kanë edhe efekt negativ të brendshëm duke i ndarë njerëzit në “patriotë” dhe “tradhtarë”.

Një pjesë e këtyre besimeve dhe vlerave janë të pasqyruara edhe në arsimin historik, i cili e paraqet njërën nga disa mënyrat e ndërtimit të vetëdijes historike tek gjeneratat e reja, e në të njëjtën kohë edhe zhvillimin e percepcioneve të caktuara ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Në pjesën më të madhe të shteteve të Ballkanit ajo më tepër i ngjan trajnimit paraushtarak, se sa disiplinës që duhet të zhvillojë mendim kritik dhe të kontribuojë për të kuptuarin më të mirë të njerëzimit. Shumë gjenerata janë rritur dhe janë arsimuar duke besuar se (vetëm) popujt e tyre kanë pësuar padrejtësi historike nga fqinjët, ndërsa miti për viktimizim është bërë një nga elementet themelore në shikimin e tyre të botës. Problemi me mitin e viktimizimit, i cili në fakt është i zhvilluar fuqishëm si në Maqedoni, ashtu edhe në vendet fqinje, është ajo që ka rol të “ngrirjes së historisë” dhe mbajtjes së konflikteve në jetë me dhjetëra vite por edhe me shekuj, pasi  krimet dhe padrejtësitë  të dyshuara dhe të bëra, janë kryer. Përveç kësaj, luftërat nga shpërbërja e Jugosllavisë vënë në pah se çfarë masë ai mit mund të na shërbejë për nxitje të nacionalizmit agresiv dhe për kryerje të krimeve të reja në emër të të kaluarës. Ato luftëra nuk i zgjidhën çështjet nacionale ashtu siç dëshironin elitat politike para se ti dërgojnë bashkë-qytetarët e vet në drejtim nga i cili nuk ka kthim. Përkundrazi, vetëm sollën frustrime të reja, probleme sociale dhe ekonomike, fuqizim të miteve për viktimizim, pyetje për fajin kolektiv dhe rritje të re të nacionalizmave. Në atë kuptim, në mënyrë të nevojshme imponohet nevoja për tu gjetur mënyrë se si e kaluara të mos jetë pengesë për ndërtim të miqësisë, nëse të gjithë ne në rajonin nuk dëshirojmë të na përsëritet ana e errët e historisë.

Republika e Maqedonisë nuk është anashkaluar nga konfliktet historiografike-politike që janë karakteristike për këtë rajon. Gjegjësisht, zhvillimi politik dhe shoqëror i Republikës së Maqedonisë është fuqishëm i karakterizuar nga konflikti historiografik-politik që e kishte me fqinjët e saj në jug dhe lindje qysh në kohën e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, këto konflikte treguan se ato mund të kenë ndikim të fuqishëm mbi zhvillimin politik të Maqedonisë së pavarur, në pozitën e saj ndërkombëtare, por edhe në zhvillimin e brendshëm shoqëror. Ata kontribuan për bllokadën e saj në integrimet euro-atlantike dhe, edhe më e rëndësishme, shpien deri  në frustrime nacionale të cilat elitat të papërgjegjshme politike i shndërronin në tensione dhe nacionalizma, ose deri në ndarje të brendshme, si mes vetë Maqedonasve, ashtu edhe midis Maqedonasve dhe Shqiptarëve në shtet. Aq më tepër situata e tillë edhe më tepër i ndërlikonte raportet me fqinjët. Thjeshtë, Republika e Maqedonisë hyri në një rreth vicioz nga i cili elitat e saja politike dhe intelektuale jo vetëm që nuk dinin se si ta nxirrnin, por në të e ngulitnin edhe më thellë.

Istoriski komisii kako pristap vo nadminuvanje na istoriografsko politicki konfliktiBurim: Slloboden peçat

Si mund të tejkalohen shpjegimet përjashtuese dhe nacionaliste të të kaluarës: çka punojnë komisionet?

Ekzistojnë disa mënyra se si të tejkalohen këto narrative anakronike dhe dukshëm të dëmshme në politikën, mediet dhe arsimin. Njëra prej tyre, me historinë e gjatë në shekullin e 20-të, është pikërisht themelimi i komisioneve dypalëshe për çështje historike dhe arsimore. Mirëpo, duhet theksuar se një gjë është vullneti politik dhe iniciativa, të cilat duhet ti përmirësojnë raportet politike dhe të hapin rrugë për afrim dhe bashkëpunim, ndërsa tjetër gjë është puna dhe përkushtimi i intelektualëve për zvogëlimin e keqpërdorimit të të kaluarës, për hapje të temave të rënda dhe për zhvillim të pedagogjisë dhe të kulturës së paqes në rajonin. Mospasja e përkushtimit në cilin do qoftë grup, mund të shpjerë deri të mos-suksesi në procesin e tejkalimit të konflikteve.

Kur bëhet fjalë për debatet për të kaluarën, komisionet e themeluara dypalëshe kanë për qëllim që ta përcjellin përvojën e vendeve të tjera evropiane në tejkalimin e konflikteve të tilla simbolike, siç janë konflikti gjermano-francez, gjermano-polak, francezo-italian, slloveno-italian dhe shembuj të tjerë të shumtë. Përveç kësaj, vlen të theksohet edhe ajo se Maqedonia dhe Bullgaria nuk do të bisedojnë për herë të parë për të kaluarën. Dikur kjo është bërë nga vetë politikanët dhe shpesh herë janë bërë debate absurde materiale, në të cilat ata mes vete i kanë dëshmuar njëri-tjetrit “i kujt ka qenë” Samoili, “të kujt kanë qenë” Qirili dhe Metodij e ngjashëm (për formulimet “e kafeneve” dhe të pavlefshme nga lloji “i kujt ka qenë/është?” që edhe sot e kësaj dite hasen në fjalimet politike, intelektuale dhe mediatike, në ndonjë rast tjetër). Për dallim nga këto bisedime, puna e komisioneve dhe përvoja pozitive evropiane dhe botërore parashikojnë një qasje tërësisht të ndryshme. Maqedonia, bashkë me Bullgarinë dhe Greqinë për herë të parë do të përpiqen që përmes punës së komisioneve për çështje historike dhe arsimore ti relaksojnë raportet politike me  transferimin e debateve për të kaluarën, nga niveli politik në atë akademik dhe, që është edhe më e rëndësishme, do të bëjnë përpjekje që ti adresojnë pikat/shpjegimet në librat shkollore të historisë në të dy shtetet që mund të shkaktojnë konflikt, urrejtje ose mosmarrëveshje (për shembull gjuha e urrejtjes, kultivimi i kulturës së dhunës, shpjegime anakronike, qasje selektive dhe të njëanshme). Përveç asaj, komisionet mund (por edhe nuk janë të detyruara) të punojnë edhe në zhvillimin e narrativeve të përbashkëta ose multi-respektive, për tu hapur një fushë edhe për pikëpamje të tjera për tema të caktuara kontroverse.

Ato aspak nuk punojnë në revidimin e historiografisë ose në dhënien e drejtimeve se si historianët ta shpjegojnë të kaluarën, Thjeshtë, ata nuk janë organ i censurës. Komisionet as që e kanë punuar atë, e as që kanë mandat dhe dëshirë të tillë. Për fat të mirë, ajo edhe nuk është në shoqëri të cilat deklarohen si demokratike. Prandaj, edhe kritikat se komisioni do të shkruajë “histori të re” janë të bazuara në mos-njohjen e praktikës së pasur ndërkombëtare të bashkëpunimit mes komisioneve ose, mundet, ehe në shtrembërimin e qëllimshëm të gjërave me qëllim që të nxiten emocionet te qytetarët. Për shembull, për marrëveshjen me Bullgarinë, në disa medie (Alfa TV, Kurir) në Maqedoni kritikat përbëheshin kryesisht në atë se Maqedonia “heq dorë” nga historia e vet, dhe se të tjerët “do të na e shkruajnë” historinë, se e tërë historia do të ndryshojë ose se do të jetë e ndaluar të shkruhet për okupimin e armatës bullgare në vitin 1941 dhe ngjashëm. Me këtë rast, edhe historianët, të cilët në të kaluarën kanë marrë pjesë në projekte të shumta rajonale dhe evropiane për tejkalimin e konflikteve të bazuara në shpjegimin e të kaluarës në librat e historisë, e ngrinin zërin kundër themelimit të komisionit të përbashkët multi-disiplinar për çështje historike dhe arsimore, qëllimi i të cilit është pikërisht përpjekja për tejkalim të konflikteve potenciale. Interesante është edhe ajo se kritika të ngjashme hasen edhe në Bullgari dhe në Greqi, ku anëtarët e komisioneve sulmohen se do ta “shesin” historinë.

Në kontekstin e punës së komisioneve, nevojitet që të vehet në pah se njëlloj  si edhe të gjitha komisionet e deritanishme, ashtu edhe ato me Bullgarinë dhe me Greqinë formohen në bazë të paritetit dhe kanë të bëjnë me analizën e librave shkollore të të dy, e jo vetëm të njërës palë. Thënë thjeshtë, puna në komisione paraqet dialog në të cilin duhet të dëgjohen pikëpamjet e të dy palëve, të cilat në mënyrë të ndërsjellë i vënë në pah në mënyrë të ndërsjellë çka është ajo që u pengon në librat e historisë, ndërsa rekomandimet eventuale nga komisioni janë me të vetmin qëllim të përmirësimit të cilësisë së librave dhe të mirëkuptimit rajonal, e jo “shlyerje” e historisë nacionale. Shpjegimi i historisë, njëlloj edhe si shkrimi i librave të historisë, gjithmonë do të mbeten përgjegjësi të vetë hulumtuesve dhe të autorëve.

Duke u nisur nga këto qasje dhe mënyra të të kuptuarit, qëllimi i komisioneve është në esencë zgjatje e dorës për tejkalim të konflikteve të cilat burojnë nga shpjegimet e ndryshme të të kaluarës. Mësimi i historisë në asnjë rast nuk duhet të paraqet “mësim paraushtarak” përmes të cilit të rinjtë do të mësojnë që ti urrejnë fqinjët dhe të besojnë në ide për shtete të mëdha, por duhet të jetë zhvillim i të menduarit kritik, i cili do tu mundësojë gjeneratave të ardhshme që të jenë më pak tu nënshtrohen manipulimeve politike të bazuara në shpjegime që mbajnë anë dhe pseudo-shkencore të të kaluarës, dhe atë në të tria shtet e  prekura. Përveç kësaj, duhet të përmendet se, komisionet për herë të parë japin mundësi së në librat shkollore në Greqi dhe Bullgari të shkruajnë edhe për historinë e Maqedonasve, e jo si deri tani – ata aspak të mos përmenden. Gjithashtu, komisionet japin mundësi që shkencëtarët e Maqedonisë të vënë në pah dhe të ndikojnë te kolegët e tyre në Bullgari dhe Greqi që të mënjanohen të gjitha shpjegimet të cilat nxisin krijim të shteteve të mëdha në llogari të Republikës së Maqedonisë.

Krahas të gjitha këtyre përvojave dhe qasjeve ndërkombëtare që kanë kontribuar për ndërtimin e raporteve të mira me armiqtë e mëparshëm, patjetër duhet të kemi parasysh se ne nuk mund ta injorojmë historinë e përbashkët, e as historitë, ngjarjet dhe personalitet që i ndajmë bashkë. Në historinë e të gjitha proceset, ngjarjet dhe personalitetet nuk janë përjashtuese dhe ekskluzive. Ato nuk janë zhvilluar në ndonjë ishull të izoluar nga zhvillimi i proceseve dhe historive të tjera. Përkundrazi, proceset dhe zhvillimet historike janë inkluzive dhe krijohen si rezultat i ndërthurjeve, rrjetëzimeve, këmbimeve dhe kontakteve.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.

Ka gjithmonë kohë që…

$
0
0

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”

Thënie nga Ismail Kadare

Kur hidhërohen prometejët

$
0
0

Faik Konica dhe Fan Stilian Noli ishin dy shqiptarët më të ditur të kohës së tyre, ndoshta të pakalueshëm edhe në kohërat e mëpastajme.

Ata e sprovuan veten në shumë fusha të dijes dhe të jetës kulturore, letrare, shoqërore e politike. Ata qenë veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të politikës, njohës të mëdhenj të letërsisë dhe arteve përgjithësisht, njohës të historisë dhe të politikës…, gazetarë, publicistë e botues, krijues eruditë e poliglotë të pashoq, enciklopedi të gjalla…, autorë poezishë, tregimesh, novelash, dramash, eseshë, monografishë, veprash historike e muzikologjike…

Që të dy patën mundësi të jenë të famshëm edhe në përmasa globale, po, shkaku i përkushtimit ndaj detyrave kombëtare, nuk arritën të realizohen në plotni dhe në pajtim me talentin që posedonin. Konica deshi ta lërojë shkëmbin…, kurse Noli e synoi të njëjtën, i bindur se lirinë e sjella drita e mëndjes, jo druri… Ata jetuan në një kohë kur prometejët e kombit shisnin çifliqet për Shqipërinë shtet, pa e ditur se do të vijë dita kur të tjerë do ta shesin Atë për çifliqe…

Konica dhe Noli, një kohë të gjatë ishin miq dhe një kohë të gjatë armiq të përbetuar ideshë e konceptesh që lidheshin me mënyrën e bërjes së Shqipërisë. Noli e synonte atë me udhë violente, kurse Konica ishte kategorikisht kundër revolucioneve, që, siç dihet: në fund hanë fëmijët e vet.

Pra: për shkak të udhëve të ndryshme nëpërmjet të cilave u përpoqën ta bëjnë Shqipërinë shtet dhe shqiptarin të aftë për ta ruajtur Atë të pacënuar në shekujt që pasojnë, dy liberatorët kanë polemizuar me zjarr dhe kanë thumbuar njëri-tjetrin me fjalët më sarkastike, por nuk janë urrejtur ndërmjet tyre, sepse i takonin të njëjtit univers, sepse e kuptonin mirë gjuhën dhe shpirtin e njëri tjetrit…

Megjithatë, mes “fajeve” me të cilat u justifikua përjashtimi i Konicës nga kultura shqiptare përgjatë një gjysëm shekulli, atij iu ngarkua edhe mëkati për prishjen e miqësisë me shokun e idealit – Fan Nolin.

Të shpalojmë pak të dhënat që na jep Konica për ta kuptuar se raportet e tyre nisën të prishen në vitin 1922, kur Noli, braktisi programin dhe shokët e VATRËS që kishin arritur pajtimin se: Shqipëria s’munt të qëndrojë më këmbë pa një diktator dhe që Zogu duket njeriu i duhur për këtë rol, sepse Zogu, gjthnjë sipas Konicës: përveç zotësisë, kish dhe katër të mira që i mungonin Esadit: kuptimin e ndodhjes së re në Shqipëri pas ndarjes nga Turqia, ndjenjën e kombësisë, të mos bërët ndryshime në mes Toskësh e Gegësh, dhe më në funt dëshirën për të parë Shqipërinë në shkallë Shteti t’organizuar.

Konica duket i sinqertë kur, në tri pika, e sqaron me detaje punën e ndarjes nga Noli:

  • Noli, unë, me Vatrën dhe me shokët, që më 1914 gjer më 1922, kush më shumë e kush më pakë kemi mprojtur mendimin se Shqipëria, që të shtrohet, që të stabilizohet, e të hyjë në udhën e reformave e të qytetërimit, ka nevojë për një dorë të hekurt dhe se ajo dorë është Ahmed Zogu.
  • Fan Noli, nënë influencën e Gurakuqit, dhe më vonë nën influencën e frymës bolshevike, u-bind dhe na bindi se Shqipëria munt të qëndrojë më këmbë pa Zogun dhe kundrë Zogut. Ngjarjet i dhanë përgënjeshtrimin më të plotë, dhe Shqipëria u-shpu një qime afër varrit.
  • Unë me shumicën e shokëve u-kthyem ahere (ndonëse me çape të ngadalshme, se na vinte keq të çkëputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjetër i përmbledhur më sipër nënë numrin 1, kurse Fan Noli u-fut thellë në rebelione kundrë Shtetit e n’intriga revolucionare.

Siç dihet, Konica druajti gjatë tërë jetës nga shtrirja e sllavëve në territoret shqiptare dhe çdo gjë që vinte nga Rusia e shihte me dyshimet që koha i vërtetoi si të sakta. Noli, ndërkaq, vazhdonte simpatinë për bolshevizmën, sepse e konceptonte atë si udhën e shpëtimit të kombit.

Më tej Konica shkruan se Noli dhe shokët e tij ndihmohen nga rogat bolshevike të lidhura nga Rusia, madje përmend shifra konkrete. Shkruan edhe për kërkesën e guvernës bolshevike për dërgimin e 10 djemve që do të ndiqnin shkollën e veçantë të Moskës që formojnë agjentët e bolshevizmës… Sipas Konicës: Planet e rusëve për në Ballkan duket të jenë këto: të formuarit e një grupi Bolshevik në çdo Shtet, dhe me anë të këtij grupi të kundërshtuarit e çdo guverne të sotme dhe të diskredituarit e çdo njeriu që ka pak’ a shumë influencë mi popullin dhe që e përdor atë influencë për të mbrojtur kanunin, regullën dhe qetësinë… Sa për gjakun që do të derdhet, çurkë dhe më kot, aq’ u bën rusëve…

Sa për të kuptuar kulturën politike dhe largpamësinë e Faikut dhe për të demantuar tahufët që e akuzojnë Atë si diletant në fushën e politikës…, po sjellim një paragraf përplot fakte të dëshmuara më pas nga koha: Propaganda bolshevike ësht’ e rezikshme, se turmës së padjallëzuar, e cila nuk thellon, bolshevisma i duket si zgjidhja e gjithë mundimeve ekonomike që heq. Kujton se bolshevizma ësht’ ilaçi i panjohur dhë i çuditshëm që ka për të shëruar çdo sëmundje. Të zgjuarit nga ky gjumë budallenjsh do të jetë shumë i hidhur për Shqipëtarët, të cilët do të bëhen skllev pa atdhe dhe pa bukë, të shkelmuar e të shkelur nga të huajt…

Kuptohet, ky fakt nuk mund të hedh dyshim në figurën e Nolit, sepse ai, si gjithë atdhetarët e tjerë të kohës, kërkonte udhët më të sigurta dhe më të besueshme për formimin e njësisë së kombit unik dhe shtetit stabil shqiptar. Fundja, ai përakrahu në zanafillën e saj një ide të shtrirë më pas në nivel planetar dhe të dështuar po në këtë nivel…

Nga e sipërthëna mund të kuptohet se në raportet përkohësisht të prishura mes Konicës e Nolit nuk duhet kërkuar mëkate të pafalshme. Absurdin e tendencave të tilla denigruese ndaj Konicës, tek i cili, për paradoks, vazhdon të kërkohet fajtori për gjithçka që ka ndodhur një herë e një kohë, më së miri e zbërthen vetë Noli në fjalën funerale të mbajtur mbi varrin e mikut të tij – Faik Konicës, ku, mes tjerash, kërkoi që gjërat e papëlqyeshme të konsiderohen:  të shkuara e të harruara…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Pandev dëshiron të jetë kryetari i ri i LFM, por kjo nuk mjafton!

$
0
0

Në betejën për kolltukun në LFM gjithmonë vendosësh ka qenë “teknika” për fitimin e votave nga delegatët me blerje, premtime, presione partiake dhe presione të “të fuqishmëve” lokal… Pa marrë parasysh që opinioni konsideron se shënuesi më i mirë në historinë e reprezentacionit maqedonas do të duhet të zgjedhet  me aklamacion, në terren gjithsesi do të bëhen edhe matematika të tjera.

A ju kujtohet se si dukej dorëzim-pranimi i pushtetit në Kuvendin e Maqedonisë? Deputetët e VMRO-DPMNE-së me të gjitha mjetet bënë përpjekje që ti bllokojnë proceset që në sajë të nevojës duhej ta ndërrojnë realitetin shoqëror maqedonas. Nën kinse vellon për luftë për demokraci u bë përpjekja që të fshihet lëkura e udhëheqësve të mëparshëm partiak kundër të cilave realizohen procedura gjyqësore.

E ngjashme është sjellja edhe në Lidhjen futbollistike të Maqedonisë (LFM) e cila është pa udhëheqës  tanimë katër muaj pasi që kryetari i mëparshëm Illço Gjorgjioski dha dorëheqje në funksionin. Ndërkohë, administrata e LFM e cila shihet se ende është nën kontrollin e liderit të mëparshëm futbollistik, bëri çdo gjë që ti komplikojë punët. Pas të gjitha peripecive, tani është tërësisht e dukshme se në afatin e përshkruar për zgjedhje të kryetarit të ri, futbolli i Maqedonisë nuk do ta ketë udhëheqësin e ri.

Hija e Gjorgjioskit

Zvarritja e heqjes nga froni i Gjorgjioskit nga LFM u konkretizua përmes procedurën të zgjedhore qëllimisht të dështuar. Kjo ishte edhe përpjekja e fundit që punët të ndryshojnë, ndërsa praktikisht asgjë të mos ndryshohet. LFM qysh gjatë verës shpalli zgjedhje të përgjithshme, pranoi paraqitje të katër kandidatëve (spekulohet se jo të gjitha kandidaturat kanë qenë të kompletuara), caktoi Kuvend Zgjedhor më 1 shtator, që në fund ti pështyjë të gjitha vendimet e veta dhe të fillojë proces të ri zgjedhor.

Imponimi eventual i atmosferës së pajtimit të përgjithshëm në shoqërinë do të mund ti  ndihmojë sovranit të mëparshëm të LFM Gjorgjioski. Ndërkohë, ai sikur kërkoi “imunitet” me deklaratën se largohet në funksionin e ri në UEFA, ku duhet të kujdeset për “zhvillimin e futbollit, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në Evropë, si konsulent dhe këshilltar të projekteve të ndryshme”. Por, edhepse abdikoi nga froni, hija e të “akuzuarit të parë” nga ana e opozitës futbollistike ende qëndron si hije mbi futbollin në Maqedoni dhe ndjehet përmes vendimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues (KD) të LFM. Madje edhe në ueb faqen zyrtare të LFM Gjorgjioski  deri para disa ditësh qëndronte i kryetar. E shkruar me “K” të madhe!

Pranimi i gabimit

Pranimi i gabimit të vet nga LFM ndodhi në seancën e Këshillit Drejtues të LFM kur u zgjodh propozimi për ndryshim dhe plotësime të Statutit “në drejtim dërgimit  të kandidatëve dhe zgjedhje të kryetarit”. Rezultati i tillë pasoi pas përpjekjes së mëparshme skandaloze që Gjorgjioski trashëgimtarin e vet praktikisht “ta zgjedhë vetë” nga radhët e  të dëgjueshmive nga përbërja aktuale e Kuvendit. Këtë ja mundëson neni 91 nga  Statuti i LFM, i cili parashikon që kandidatët për kryetar të jenë vetëm nga përbërja e Kuvendit. Ose nga të njëjtit 96 të cilët pa kundërshtim, si nxënës të klasës së parë e ngrinin dorën në çdo vendim të shokut të klasës të kryeministrit të dikurshëm dhe liderit të dikurshëm të VMRO-DPMNE-së.

Jozyrtarisht, edhe në seancën e ardhshme, që është caktuar për 9 dhjetor, LFM dëshiron që ta betonojë përbërjen e  delegatëve në Kuvendin me ndryshime dhe plotësime të Statutit të LFM. Me siguri, në aktin më të lartë të LFM do të mbeten nenet kontestuese, dhe me atë edhe përbërja e njëjtë e delegatëve.

Jo vetëm që statusi i disa delegatëve është kontestues (vijnë nga praktikisht lidhjeve jolegale komunale). Pas sundimit gjashtëvjeçar të trajnerit të dikurshëm të suksesshëm të Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, Gjorgjioskit i bëhej vërejtje: për marrje të mandatit të delegatit për mos-dëgjueshmëri; për largimin nga puna të atyre që nuk kanë mendim të njëjtë në administratën (për të cilët LFM humbiste procese gjyqësore, mandej i kthente në vendet e tyre të vjetra të punës me zhdëmtime të larta në para); për aferën me ndeshje të kurdisur; për ndërrimin e katër seleksionuesve dhe rënien e reprezentacionit deri në vendin e turpshëm 166-të të listës së FIFA-s; për precedentin me të cilin kryetari Gjorgjioski vetë i ja caktoi vetes pagën prej 4.000 euro, pa marrë parasysh se ka vetëm arsim të mesëm; për lojërat e referëve në kampionatin; për problemet me infrastrukturën futbollistike edhe përkundër donacioneve ekzistuese, për legjitimitetin e 15 lidhjeve komunal nga gjithsej 26 (dhe me atë edhe të delegatëve të tyre-të dëgjueshëm në Kuvendin). E kështu me radhë.

Sesioni i mesnatës

Sesioni dramatik i mesnatës i KD të LFM ndodhi më 22 gusht. Ai ishte shkas për shumë spekulime në mediet për “lojëra partiake-politike“. Thashethemet erdhën për shkak të shpjegimit disi të heshtur të LFM se përse është shtyrë zgjedhja e kryetarit të ri. Versioni zyrtar i Federatës është se anulimi i seancës së organit më të lartë është për shkak të tërheqjes së kandidaturës të kandidatit të vetëm të kryetarit Sashko Tasev. Për të cilin nuk prezantuan nëse edhe ai i përmbush kriteret.

Paraprakisht, LFM nuk i pranoi kandidaturat e pretenduesve të tjerë për lider të LFM Vujadin Stanojkoviq, Haraallampie Haxhiristeski dhe Vllatko Kostov sepse nuk i kanë përmbushur kushtet e nenit 91, përkatësisht sepse nuk janë anëtarë të Kuvendit, dhe ishte e pranuar kandidatura e Sashko Tasevit. Por, nëntë ditë para inaugurim të tij, Tasev urgjentisht, para mesnate u thirr para se të mbahet Kuvendi zgjedhor dhe ju kërkua ë ta tërheq kandidaturën e vet. Praktikisht, u gjet modus se si të anulohet kuvendi tanimë i caktuar zgjedhor i LFM, për të cilën ishte e përgatitur “instalimi” i ri i Gjorgjioskit.

Neni 93 i Statutit të LFM parashikon që “mandati” i u.d. të kryetarit Muamed Sejdini të mos jetë më i gjatë se gjashtë muaj dhe të caktohet Kuvendi zgjedhor. Tanimë plotësisht dihet se kjo nuk mund të arrihet deri më 19 janar të vitit 2019.

Ndërkaq, neni 91 nuk është i vetmi që është kontestues. Para disa vitesh kam shkruar për kthyerjen e deliktit verbal në Statutin e LFM si nevojë që Gjorgjioski të jetë i mbrojtur nga sulmet e tifozëve nga tribunat. Çmimin e paguajnë klubet si organizatorë të takimeve në të cilat sulmoheshin “personaliteti dhe vepra e Illços”.

Pandev saka da bide nov pretsedatel na FFM no toa ne e dovolnoBurim: LFM

Pandev ka një dëshirë

Lideri i rilindjes së skuadrës-A në dy vitet e fundit është kapiteni i reprezentacionit Goran Pandev. Ai e pranoi ftesën e seleksionuesit Igor Angellovski që të kthehet në reprezentacionin pas një pauze që e bëri për shkak të pakënaqësisë nga raporti i LFM ndaj tij. Futbollisti nga Strumica u kthye, dhe madje  e sulmoi opozitën kur Gjorgjioski kishte nevojë që një figurë më e madhe të qëndrojë në gardin para tij.

Para do kohë Pandev deklaroi se ka dëshirë që ta udhëheq LFM. Ai me siguri nuk do të kishte dhënë deklaratë të tillë nëse nuk i është premtuar përkrahje në terren gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri. Por njëri nga tre fituesit e titullit evropian të klubeve në futboll me siguri e din se si kaloi Darko Pançev si kundër-kandidat i Haxhiristevski në vitin e largët 2002 – humbi “shumë në pak”, ndërsa Haxhiristevski mandej sundoi një decenie. Kuzhinat futbollistike dhe partiake çdokujt mund t’ia gatuajnë çorbën.

Pa marrë parasysh atë që deklaroi, Pandev me siguri edhe nuk do të kandidohet nëse gjasat e veta i vlerëson si modeste në ambientin e tërësishëm që do të krijohet deri në Kuvendin zgjedhor të ardhshëm të LFM, kur edhe të ndodh ky Kuvend.

Përkundër madhësisë futbollistike të kandidatëve, në betejën për kolltukun në LFM gjithmonë vendosëse ka qenë “teknika” e marrjes së votave nga delegatët me blerje, premtime, të ashtuquajtura brigada qengjash nëpër kafene fshati, presione partiake dhe presione të të fuqishmëve partiak… Pa marrë parasysh që opinioni konsideron se golashënuesi më i mirë në reprezentacionin e Maqedonisë do të duhet të zgjedhet me aklamacion, në terren gjithsesi do të bëhen edhe matematika të tjera. Çështje krejtësisht tjetër për analizë është nëse Pandev është vërtet njeriu u vërtetë për menaxhues të parë të futbollit të Maqedonisë, sepse prapa vetes nuk ka kurrfarë përvoje menaxheriale.

Edhe në futbollin nevojitet regjistrim

Personalisht nga kryetari i ardhshëm i LFM në vend që të krijojë  fotografi të rreme se rrjedh “mjaltë dhe qumësht” në sportin më të popullarizuar te ne, pres që sqarojë grabitjen futbollistike në federatën më të pasur sportive, të bëjë skenim të potencialit real në infrastrukturën, kuadrin e trajnerëve, referëve, klubeve, shkollave futbollistike… dhe një ekip të të dashuruarve të ndershëm futbollistik me vizion për ardhmërinë e futbollit të fillojë nga fillimi. Deri tani qëllimi i udhëheqësve nga KD ishin 600 eurot shtesë në muaj  për “punë vullnetare” në LFM dhe shëtitja me reprezentacionin nëpër botë, prapa të cilës në thelb fshihet klientelizmi. Sipas njohurive të fundit të cilat nuk janë të konfirmuara nga LFM, anëtarëve të KD të LFM në mënyrë shtesë ju ndahet pagesë e rregullt mujore, më e lartë se një pagë mesatare të Maqedonisë, pa marrë parasysh se kanë vetëm një seancë gjatë muajit.

LFM-së i nevojite edhe regjistrim serioz në terren se sa lidhje komunale futbollistike duhet të ekzistojnë në sajë të kritereve të vërteta. Kjo do ta zvogëlojë numrin e delegatëve në Kuvendin. Bartësit e atij procesi duhet të jenë klubet, të liruar nga presionet e komunave të cilat u bënë aksionarët e vetëm në klubet e ligës së parë, pas kinse privatizimit të dështuar të sportit elitar të Maqedonisë, të realizuar nga VMRO-DPMNE. Dy decenie e gjysmë të jetës së pavarur të LFM mjaftonin që të kalohen të gjitha sëmundjet fëmijërore dhe të pubertetit dhe të kënaqen të gjitha epshet futbollistike të politikanëve të parealizuar, oligarkëve partiak dhe të të adhuruarve nga kryeministrat.

Purgatori

Në frymën e kohës në të cilën jetojmë, edhe në futbollin e Maqedonisë ka kërkesa për zgjedhje të parakohshme, ndërkaq, me siguri do të ketë me siguri edhe ndryshim të “kushtetutës” (Statutit të LFM). Për atë ndryshim nuk kërkohet shumicë prej dy të tretave në Kuvendin e LFM, por do të ketë nevojë për një pastrim më të madh edhe të “listës zgjedhore” nga ndikimi partiak.

Nuk pres që pastrimi i vërtetë në LFM të ndodh prej brenda. Më tepër pres se organet e përndjekjes të na sqarojnë se çka ka ndodhur në periudhën e kaluar, posaçërisht për shkak se për atë janë parashtruar edhe paraqitje nga opozita futbollistike. Ka gjasa që ç’thurja e tillë e transferimit të pushtetit të ndodh pa shumë ngritje të pluhurit, me qëllim që mënjanimi i instalimit të VMRO-së  do të kishte qenë vetëm vazhdimi i “dezha vi” rrëfimit të dhimbshëm.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.


Për ta nisur ditën zgjedh…

$
0
0

“Për ta nisur ditën zgjedh gjithmonë kafenë, për ta vazhduar zgjedh buzëqeshjen”

Thënie nga  Stephen Littleword

Vrasjet seriale!

$
0
0

Pas neglizhencës shtetërore që lejoi shovinistët grekë të organizojnë “kortezhe” brenda territorit shtetëror të Shqipërisë dhe të betohen në korr se do të marrin hak për vrasjen e vëllait të tyre terrorist Kaçifa-s, i cili guxoi të sulmojë me armë repartin special të policisë shqiptare, nuk duhej shumë mend për t’u kuptuar se paralajmërimi i organizatës terroriste “Agimi i artë”, do të realizohet shpejt. Dhe, ja ku po shtohet numri i shqiptarëve të vrarë brenda territorit grek, në rrethana akoma të pasqaruara.

Ironia më e madhe qëndron në faktin se zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, duken të painteresuar t’i kuptojnë detajet e vrasjeve të këtilla. Madje, vrasjet e kaq shqiptarëve brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, nuk po marrin as çerekun e vëmendjes mediale që mori asgjësimi i një kokëkrisuri që guxoi të terrorizojë një fshat të tërë me armë lufte.

As mediet, as emisionet debative, që për rastin e terroristit të vrarë grek na njoftonin sistematikisht për çdo gjë, madje edhe për gjendjen shpirtërore të fqinjëve më të largët të Kaçifas, edhe me cikërrima, që në një shtet normal për ngjarje të ngjashme do të konsideroheshin abuzime mediale, nuk po na thotë gjë, njësoj si politika shurdhe, që pranon të luajë indiferentshëm karshi tmerrit të vrasjeve seriale të shtetasve të vet…

Shqiptarët që gjenden sot në Greqi, kanë ikur atje për bukën e gojës, të cilën nuk e siguronin dot në vendin e tyre. Ata kanë ikur atje me lot në sy, për të marrë hakun e djersës, jo për t’u ekzekutuar nga dora kriminale e strukturave antishqiptare e shtetit fqi.

Për fat të keq, atyre nuk ka kush u del zot, sepse klounët me kollare të politikës shqiptare, shtirren trima e luajnë në karta nacionaliste, vetëm kur ua do interesi. Ata e njohin euforinë e shqiptarëve të ngratë, që harrojnë shpejt, që veprojnë me instinkte turmash, që hipnotizohen rrufeshëm edhe vetëm nga një fjali e strukturuar bukur për të ndezur eufori, edhe vetëm nga një gjest, edhe vetëm nga një budallallëk…

Ndryshe është shteti serioz, shumë larg Shqipërisë që duam ne…

Shteti ka përgjegjësi kushtetuese, shteti duhet të kërkoj hesap të detajuar për çdo padrejtësi eventuale, jo më për kasaphane, jo më për ekzekutime klasike… Ama ne flasim për shtetin shqiptar, ku qeveritarët përgatiten se kush do ta tregojë barsoletën më të bukur në seancat e

kuvendit dhe kush do të shajë më bukur oponentin politik. Ne flasim për shtetin ku pushtetarët nuk arsyetojnë dot as çmimin e këpucëve, le më vilat e pashallëqet e tyre.

Ndoshta duhet të falim gjithçka, ta mbulojmë dhimbjen me turp dhe në fund ta hedhim si leckë në detin e falur pafytyrësinë tonë – në kilometrat e dhëna si peshqeshe diplomatike në shenjë falënderimi për shqiptarët që ikën në Greqi për bukën e gojës, e që ajo po na i kthen në arkivole.

Kryengritje në Kumanovë, nuk kërcet pushka, por flet arti

$
0
0

Kush, nëse jo artisti, të jep shpirtin e rebelit?! Ku, nëse jo në teatër, merr inspirimin për ndryshim?!

Shfaqja “As andej, e as këndej” mbrëmë para publikut të Kumanovës dha mesazhin më të mirë të mundshëm për kohën që jetojmë dhe për të nesërmen. Mjeshtërisht e sjellur në skenë nga tandemi i dëshmuar tashmë edhe në paraqitje tjera Musa Isufi dhe Ismail Kasumi, si dhe dy aktorët e rinj kumanovarë me plot perspektivë; Faton Ibrahimi dhe Taulant Destani. Shfaqje kjo e regjisorit të mirënjohur Kastriot Abdyli.

Sot u mjafton dy shqiptarëve të takohen për 2 minuta dhe të qajnë 2 mijë halle e derte, që po i sjellë fenomeni i dominimit të pavlerës; nga sporti, politika, … e deri te arti.

Shfaqja “As andej, e as këndej”
Shfaqja “As andej, e as këndej”

Kjo gjendje u pasqyrua edhe nga vendi ku buron vetëdija e lartë, teatri. Shfaqja dha dy rrugë dhe një mesazh. Njëra rrugë është vendlindja dhe tjetra ikja jashtë truallit familjarë. E keqja është se ne gjendemi “As andej e as këndëj”.

Në vendlindje mbisundon shpirtligësia, doza e tepër e politikës ditore, synimi drejt perëndimit, eksperimentet e fuqive të mëdha në Kumanovë, udhëheqja e matrapazëve …. Andej, matanë kufiri është pasuria, por siç jepet edhe mesazhi nëpërmes shfaqjes në perëndim humbet identitetin, vlerat universale të mbytin dhe pas një kohe të gjatë kupton se ti në të vërtetë ke nevojë dhe duhesh t’i kthehesh rrënjëve, sofrës sate.

Rini, për të mos mbetur as andej as këndej vlerëso bukën e sofrës, duaje tëndin, investo në njohuri, duaje politikën por pa matrapazët, lufto për të drejtat njerëzore, lufto për identitet, VOTO PËR POLITIKANË QË DO KENË GUXIMIN TË BËJNË TEATËR SHQIPTARË NË KUMANOVË. Arti e do vendin e vet, nuk bëhet me qira.

Nuk do bredhim andej e këndëj, por do punojmë, për Kumanovën, nuk do presim në kolonë për visa!

Unë urrej atë që ma vjedh…

$
0
0

“Vetmia ime nuk varet aspak nga prezenca apo mungesa e personave të tjerë; përkundrazi, unë urrej atë që ma vjedh vetminë, pa më ofruar në shkëmbim një shoqëri të vërtetë.”

Thënie nga Friedrich Nietzsche.

Kosova, ky vend i paradokseve

$
0
0

Kosova, ky vend ku paralajmërohet ardhja e Shakires, por në vend të saj vjen Ceca;

Ky vend ideal për politikanet e korruptuar, kurse vend i skamjes për qytetaret;

Ky vend, ku mediat janë vënë në shërbim të politikaneve, në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve;

Ky vend, ku analfabetet funksional punojnë, ndërsa të diplomuarit janë të papunë;

Ky vend, ku libri konsiderohet i rrezikshëm për trurin, kurse paraja freskim për te;

Ky vend, ku nuk vlerësohet arsimimi dhe dija, por vlerësohet pasuria dhe pushteti;

Ky vend, ku në emër të vlerave flasin ata që nuk duhej të flisnin, ndërsa kundërvlerat janë duke mbizotëruar;

Ky vend, ku besohet gënjeshtari dhe përgënjeshtrohet i vërteti:

Ky vend, ku besohet tradhtari dhe tradhtohet i besuari;

Ky vend, ku drejtësia nuk të kërcënon me zbatimin e ligjit, por të kërcënon me ligjin e korrupsionit;

Ky vend, ku mëditjet e deputeteve janë me të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;

Ky vend, ku politikanet premtojnë vende pune për qytetaret, kurse punësojnë familjaret e tyre;

Ky vend, ku kriter për tu punësuar femrat nuk është e domosdoshme dija, por bukuria;

Ky vend, ku pakicat privilegjohen, ndërsa shumica diskriminohet;

Ky vend, ku shumica paguan faturat e pakicave;

Ky vend, ku elitat pasurohen, ndërsa qytetaret varfërohen;

Ky vend, ku ka shumë spitale e duhet me dhanë shumë pare ama ka shumë pak shëndet;

Ky vend, ku hajnia nuk konsiderohet krim, por zotësi;

Ky vend, ku gjykata të dënon nëse vjedh pak, por assesi nëse vjedh shumë;

Ky vend, ku bankat të vjedhin çdo ditë, sepse e kanë të lejuar me ligj;

Ky vend, ku marketat të vjedhin dhe mashtrojnë çdo ditë, por askush nuk merakoset;

Ky vend, ku pompat e benzinës na vjedhin në çdo litër dhe dinë vetëm ti rritin çmimet, por asnjëherë ti zbritin;

Ky vend, ku gjërat e luksit janë më lirë se sa gjerat ushqimore;

Ky vend, ku ka shumë thëngjill ama shumë pak drita;

Ky vend, ku ka shumë pasuri nëntokësore ama shumë pak zhvillim;

Ky vend, ku gëzimi i të rinjve nuk zgjatë më shumë se sa një gllënjkë e një filxhani kafeje;

Ky vend, ku çdo ditë prodhon pasiguri ekonomike e sociale e assesi mirëqenie qytetare;

Ky vend, ku në problem kryesor ka shndërruar dialogun, ndërsa ka harruar problemet reale të qytetarëve;

Ky vend, ku ka humbur besimi dhe ka humbur shpresa sepse po na vret të ardhmen dhe ëndrrat tona.

Ku është zëri i rinisë studentore shqiptare në Maqedoni?

$
0
0

Ku është zëri i rinisë studentore shqiptare në Maqedoni? Kush e ka dezorientuar, defokusuar, frikësuar dhe përulur, e ka heshtur zërin e rinisë studentore në Maqedoni, për cilat qëllime dhe arsye?

Sot, kur me ndryshimet e reja kushtetuese në Maqedoni vendoset për fatin e gjuhës shqipe, të arsimit në gjuhën amtare, të kufizuar me kushtetutë vetëm në arsimin fillor dhe të mesëm (ligjet janë të përkohshme dhe të pamjaftueshme për sigurimin e kësaj të drejte të ligjshme), jo edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe në universitete, kush duhet t’u del zot këtyre të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar, para së gjithash të rinisë, shkelja dhe mohimi i të cilave rininë studentore shqiptare e bëjnë të pabarabartë me moshatarët e tyre në vend dhe kudo në botë!

Rinia studentore shqiptare ka më tepër se çdokush tjetër të drejtë ta ngen zërin e saj të arsyes, të bëhet pjesë aktive e debatit për këto ndryshime kushtetuese, të zgjohet kundër kësaj padrejtësie që i bëhet, sepse e ardhmja i takon asaj, jo burokratëve të pushtetit dhe politikës, të cilët kanë keqpërdorur dhe zhvatur gjithçka deri më sot nga djersa e popullit dhe pasuria e këtij shteti!

Rikujtim në fotografi: Protestat e studentëve në mbrojte të Universitetit të Tetovës – vitet e 90-ta

Është fatkeqësi të jesh….

$
0
0

“Është fatkeqësi të jesh vetëm, miqtë e mi. Vetmia e shkatërron shumë shpejt arsyen”

Thënie nga Zhyl Vern


Strategji për zvogëlimin e ndotjes – lojë e palejuar me shëndetin e qytetarëve

$
0
0

Qeveria bën përpjekje që me masa paushalle në dy vitet e ardhshme ta zgjidh gjendjen katastrofave në të cilën gjenden qytetet e Maqedonisë, para së gjithash Shkupi, në të cilin jeton një e treta e popullatës së shtetit, por edhe në Tetovë, rekorderi i shumëfishtë evropian dhe botëror me koncentrike enorme të përbërësve helmues në ajrin, si dhe të qytetet e tjera, jo më pak të helmuara të Maqedonisë!

Konferenca e tretë ministrore për ambientin jetësor për Ballkanin Perëndimor që para do kohësh u mbajt në hotelin e Shkupit “Meriot” ishte një gjasë e shkëlqyer që më në fund ta njohë njeriun i cili gjendet në funksionin me përgjegjës shtetin për çështjet e ambientit jetësor dhe mbrojtjes së tij. Kamerat televizive e kapën në shkallët, i shqetësuar dhe në përpjekje trishtuese që të ikë, por saktë në kohë që përfundimisht të zgjidhet dilema nëse bëhet fjalë për personalitet imagjinar ose në Qeverinë e Zoran Zaevit me të vërtetë qëndron ministër i gjallë, përgjegjës për ekologjinë.

Një vit e gjysmë pasi që erdhi në krye të Ministrisë së ambientit jetësor dhe të planifikimit hapësinor të republikës së Maqedonisë, ministri Sadulla Duraku më në fund u vë në situatë ti përgjigjet opinionit  i cili e kërkonte rreth një vit të përgjigjet rreth një teme, shumë të nxehtë me të cilën opinioni preokupohej për çdo ditëm e ajo është ndotja e ajrit. Prapëseprapë ia vlente të pritej, sepse Duraki, masat e Qeverisë aktuale për ballafaqim me ajrin e ndotur, të emërtuar në mënyrë pretencioze Plan për ajër të pastër, më mirë i sublimi me fjalët: “E dini ju se ne , Maqedonia, nuk jemi Zvicër. Tani filluam, një hap është bërë – dhe kaq!”.

“Ministri shpreh keqardhje”

“Ministri shpreh keqardhje që nuk është shprehur qartë në mënyrë të mjaftueshme dhe që kjo ka shkaktuar reagime në opinionin”, thotë kumtesa qeveritare e cila bëri përpjekje gafën e pakëndshme të Durakut. Në deklaratën e vet, në të cilën bëri përpjekje të arsyetohet për çdo gjë, dhe për atë se ai nuk është askund dhe që gjendja me ndotjen është alarmuese, Duraku në esencë tha:  “Të dashur bashkëqytetarë, përpiqemi që t’ua lyejmë sytë se jemi duke ndërmarrë diçka, e dini mirë se jemi Maqedoni, e jo Zvicër. Ç’është këtu e paqartë?”.

Ministri dhe opinioni, sipas të gjitha gjasave, u kuptuan mirë, edhe përkundër gjuhës së tkurrur të Durakit. Ai, duke mos e dashur dhe menduar mirë, e definoi strategjinë e shtetit kur është në pyetje problemi me ndotjen e ajrit, e cila, sëpaku sipas Agjencisë Evropiane për ambientin jetësor (ETA) vret më tepër se 3.000 persona në vjet në Maqedoni, siç qëndron në raportin e fundit evropian për cilësinë e ajrit, ndërsa ekonomia e Maqedonisë, ndërkaq, sipas Bankës Botërore, pëson humbje të drejtpërdrejta nga pasojat e ajrit të ndotur prej madje 253 milion euro në vit. “Tani filluam, një hap është bërë dhe – kaq” në esencë definon se si pushteti aktual, i ardhur në krahët e pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve të këtij shteti me politikat e para ardhësve të tyre, i realizon programet e veta parazgjedhore, përplot me fjali si: “Qytetarët kanë të drejtë për ambient të shëndetshëm jetësor, për ajër të pastër, për ujë të pastër të pijshëm dhe ujitje, tokë të shëndoshë në të cilën do të kultivohet ushqim i shëndetshëm”, dhe “Meritojmë natyrë në të cilën pa pengesa do të zhvillohen të gjitha funksionet dhe e cila do të jetë përkrahje e zhvillimit të ardhshëm të vendit tonë, me mirëqenie të të gjithë qytetarëve të saj”.

Autostrada ose shëndeti i qytetarëve – tani është pyetja!

Me vetëm një milion e gjysmë euro, të ndara nga buxheti për realizimin e Planit për ajër të pastër, të promovuar nga zëvendës ministri për ambientin jetësor Jani Makraduli si program strategjik i Qeverisë së RM, ky dokument që në fillim edhe te qytetarët edhe te aktivistët ekologjik u regjistrua si joserioz. Ekziston një përshtypje e përgjithshme se Qeveria bën përpjekje që me masa paushalle në dy vitet ardhshme ta zgjidh gjendjen katastrofave në të cilat gjenden qytetet e Maqedonisë, para së gjithash Shkupi, në të cilin jeton një e tret e popullatës në të shtetit, por edhe në Tetovë, rekorderi i shumëfishtë evropian dhe botëror me koncentrike shumëditore enorme të përbërësve helmues në ajrin, dhe qytetet e tjera, jo më pak të helmuara! Në buxhetin për vitin 2019 vetëm 0,6 përqind nga mjetet e parapara do të ndahen për ambientin jetësor (krahasuar me shifrat nga viti fiskal 2016). Ekologjistët rikujtojnë se vetëm për anekse për autostradën Kërçovë – Ohër, të gjatë 57 km, Qeveria miratoi 187 milion euro, që është për 117 herë më tepër  nga lufta e Qeverisë kundër aero-ndotjes.

Nevojitej të kalojë një vit e gjysmë nga mandati i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev dhe të ministrit super të heshtur të ambientit jetësor (dhe të vdesin nga ndotja 4.500 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, nëse ju besojmë institucioneve ndërkombëtare), që ky program të ideohet, që aero-ndotja të numërohet të numërohet në prioritetet e Qeverisë, të krijohet konstruksioni financiar dhe të shpallet programi. Përderisa qeveria e bind opinionin se ka magji me të cilën me 1,5 milion euro do të ketë sukses të shlyejë edhe deri 50 përqind nga shkaqet për 253 milion eurot humbje të cilat çdo vit shënohen si pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ambientit jetësor (dhe, po, mesatarisht 3000 rastet e vdekjes në vit, nëse guxojmë të jemi këmbëngulës në rikujtimin), qytetarët e Maqedonisë në realitet janë të angazhuar me tema shumë më të thjeshta. Si për shembull – sa herë sot është rritur aero-ndotja në qytetin në të cilin jetojnë, ku mund të blejnë pastrues më të lirë por prapëseprapë efikas të ajrit dhe çfarë markë të maskave për frymëmarrje më mirë i filtrojnë PM 10 dhe PM 2,5 grimcat.

Strategijata za namaluvanje na zagaduvanjeto nedopustlivo poigruvanje so zdravjeto na gragjaniteBurim: Prizma.mk

“Përsëritni me mua: Industria nuk ndot!”

Premtimi ambicioz i Qeverisë se në vitet e ardhshme do ta zvogëlojë ndotjen madje për 50 përqind në Shkup, ndërsa për mbresëlënëse 30 deri 50 përqind edhe në qytetet e tjera si Tetova, por edhe Kumanova, Kërçova, Strumica, kryesisht mbështet mbi masat të cilat e targetojnë ndotjen nga ngrohja e amvisërive dhe intervenimeve në pjesën e përdorimit të automjeteve në qytetin. Nuk mund të thuhet se masat e propozuara si mbikëqyrja e përforcuar inspektuese, rivitalizimi i sipërfaqeve të gjelbra të lëna pas dore, subvencionet për sisteme më të pastra për ngrohje të amvisërive individuale janë të këqija. Prapëseprapë, ajo që në mënyrë të dalluar mungon nga Plani qeveritar për ajër më të pastër janë zgjidhje për urbanizimin tejet të madh të qyteteve, posaçërisht të Shkupit, ndërsa nuk ka as garanci se nuk do të lëshohet pe ndotësve industrial. Gjithashtu, mungon një plan i mirë se si të braktiset varshmëria e tanishme nga qymyri si energjens në prodhimin e energjisë elektrike në nivel të shtetit dhe, poashtu e rëndësishme – mungon strategji se si për një afat sa më të shkurtër të rritet shfrytëzimi i burimeve të përtëritshme të energjisë si për prodhim të rrymës elektrike, ashtu edhe në mikro-nivel, për përdorimin e tyre në amvisëritë individuale.

Ndërrimi i pushtetit, është më se e qartë, definitivisht nuk solli ndryshim të strategjisë, e cila duhet ti mundësojë ardhmëri energjetike më stabile dhe ambient më të pastër jetësor Maqedonisë.

Që punët të jenë më të këqija, ka përshtypje se dy frontmenët e këtij programi të Qeverisë – zëvendës ministri Makraduli (ministri Duraki për shkak të agjendës së ngjeshur nuk është në ballë të betejës për ajër të pastër!) dhe kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov, me vetëdije e kanë pranuar rolin e avokatëve të djallit. Ata aq shpesh dhe në mënyrë tautologjike e përsërisin fjalinë: Mos e drejto gishtin kah biznesi i madh, industria nuk ndot, ndotin qytetarët!” gjë e cila tani bëhet diçka e pashijshme. “vetë jeni fajtorë që merrni ajër të ndotur!” është mesazhi të cilin këta të dy nuk e lënë e të mos ua drejtojnë qytetarëve të cilët gjithnjë e më tepër kërkojnë masa urgjente, por edhe efikase kundër ndotjes. Përkundër të gjitha prononcimeve të tyre se, ja, qytetarët nuk dëshirojnë të ndotin por se nuk kanë zgjedhje dhe se momenti social është i mishëruar në Planin e Qeverisë për ajër të pastër, dhe do të shumohen subvencionet dhe përshtatshmëritë për kyçje në rrjetin e nxehjes qendrore, do të subvencionohet blerja e konvertorëve, do të bëhen fasada efikase për nga ana energjetike, mesazhi është gjithmonë i njëjtë – Ajrin e ndotin qytetarët dhe – pikë! Çimentorja, Makstili, Alkaloidi ose KXE Manastir në strategjinë për ajër të pastër të Qeverisë, askund nuk përmenden, kinse ato janë freskues ose përtëritës të ajrit, e jo oxhaqe fabrikash. Problemi qëndron në atë që pohimet e tilla, thënë butësisht, jo të sakta, sepse nuk mbështeten në studime cilësore dhe të qëndrueshme shkencore. Edhe vetë Qeveria, në hyrjen ndaj Planit për ajër të pastër, në fakt, pranon se “për fat të keq përveç matjeve nga stacionet matëse, nuk ka studime gjithëpërfshirëse dhe të detajuara, pa marrë parasysh se ekzistojnë hulumtime indikative të cilat vënë në pah se ndotësit më të mëdhenj në ato lugina janë ngrohja, mbetjet dhe industria”.

Kozmetikë në vend të strategjisë

Gafa e ministrit Duraki do të bjerë në haresë, e mbuluar me zbulime të tjera shokuese të përditshmërisë sonë, por vetë ai e bëri lakuriq deri në palcë improvizimin e turpshëm me temën me rëndësi jetësore të ajrit të ndotur dhe ndikimin e tij vrastar ndaj qytetarëve, gjë e cila në emër të kinse interesave më të larta nacionale dhe njëfarë zhvillimi ekonomik lihet anësh në mënyrë të planifikuar. Duke filluar me intensitetin e pa zvogëluar me të cilin pritet dhe asgjësohet gjelbërimi në Shkup pikërisht si në kohën të “atyre paraprakëve”, me atakun njëzet e katër orësh mbi pyjet në malet e Maqedonisë, me betonimin e çdo pjese të mbetur të lirë në kryeqytetin, me dhënien në heshtje të dritës jeshile të pastrimit cianido-sulfurik të  xehes dhe përderisa nëpunësit më të lartë qeveritar në mënyrë të hapur lobojnë për hapjen e minierave, përmes mos-pasjes së strategjisë për çlirimin nga varësia nga lëndët djegëse fosile si energense deri në ndërtimin dhe nxitjen e burimeve të përtëritshme të energjisë.

“Qeveritë në këtë rajon me vetëdije e shmangin zgjidhjen e problemeve ekologjike në emër të zhvillimit ekonomik dhe qetësisë sociale”, do të thotë eksperti i Këshillit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor, Radovan Nikçeviq. Gjithnjë e më e qartë bëhet se edhe Qeveria aktuale e kryeministrit Zaev e vijon të njëjtën strategji. Në realitetin e tillë, edukimi i qytetarëve, subvencionet për automjete elektrike, trotinete dhe stufa me peleta janë kozmetikë e pastër e cila në shtigje të gjata jo vetëm që nuk do ta sjell zvogëlimin e projektuar të ndotjes në qytetet më të mëdha prej 30 deri 50 përqind më poshtë, por aspak nuk do të ndikohet në numrin e njerëzve të cilët edhe më tej do të vdesin në Maqedoni nga ajri i ndotur.

Pyetja e vërtetë të cilët vetë duhet t’ia parashtrojmë vetes është se si ta detyrojmë pushtetin ti ndryshojë prioritetet dhe të mos e vë, të themi,  ndërtimin e disa kilometrave autostradë para jetëve tona? Përderisa nuk kemi përgjigje për këtë, do të jetojmë në vend në të cilin vetë do të jemi fajtorë që na helmojnë. Në  një vend të tillë, edhe ministrat do të në na tregojnë rrëfenja se askush nuk na e ka fajin që nuk jemi Zvicër.

Shkrimi është marrë nga Respubica.edu.mk.

Demokracia popullore dhe despotët shtetërorë

$
0
0

Në rrethanat e sotme politike dhe shoqërore në Ilirikum është vështirë të përcaktohet se kush është fajtori i të gjitha këtyre të këqijave. Të këqijat, jo vetëm se nuk janë pak, por edhe mbeten të stërzgjatura, siç janë: standardi i ulët jetësor, papunësia, diskualifikimi i shëndetësisë, arsimit, gjendjes së rënduar psikologjike të qytetarëve, papunësia, varfëri ekstreme, ikje nga Ballkani me shumicë e rinisë shqiptare dhe mbi të gjitha sforcimi i albanofobisë ballkanike.  S’do mend se kjo e keqe vjen nga udhëheqësit shtetëror dhe partitë politike, të cilat nuk janë të brumosur me vlera të mirëfillta intelektuale, demokratike, kombëtare dhe ato morale e shpirtërore në përgjithësi. Ka edhe hipoteza se këto të këqija vijnë edhe nga masat e gjëra popullore, pasi ata nuk dinë, mashtrohen lehtë  dhe nuk janë në gjendje të ndajnë shapin nga sheqeri dhe të zgjedhin njerëzit e duhur në vendet e duhura udhëheqëse.

Kaluan tri dekada në sistemin pluralist, kurse demokracia po venitet dhe gjendja shoqërore rëndohet shumë e më shumë dhe mbetet gjithçka në gjendje të ngrirë, pa shpresë, pa liri reale dhe kësisoj mbeten pa perspektivë gjeneratat e reja. Edhe pse një gjeneratë e tërë sakrifikoi gjithçka nga vetja duke e përkrahur sistemin pluralist, që nënkupton sistemin demokratik, dhe sërish asgjë për shoqërinë në tërësi, veçse që e harxhuan kohën në amullinë e jetës së tyre.

Populli shqiptar tani është katandisur keq e më keq dhe nuk gjen mbështetje askund. Ata dhanë gjithçka nga vetja: ndihmat nga diaspora e gjithandej, i dhanë djemtë dhe vajzat më të mira për atdheun, pranuan edhe luftërat, por gjendja po acarohet edhe më tepër. Rinia na ikën me të madhe nëpër botë. Popullata tani ka problem me vetveten, pasi paska besuar kot së koti… I dhanë votat e tyre me dekada për një udhëheqje demokratike, dhanë shumë aksione në jetën e tyre dhe tani kanë ngelur në mes të “purgatorit”, as në ferr e as në parajsë, sikur i pastrojnë  “mëkatet e tyre”, apo mëkatet e udhëheqësve të tyre. Popullata mbetet e rrethuar me udhëheqës despotik dhe çdo gjë ka humbur kuptimin filozofinë e një jete normale. Duket ashiqare se këta despotë nuk kanë mundësi të mbijetojnë aty ku ka demokraci të vërtetë dhe mbijetojnë duke e forcuar despotizmin e tyre. Nga ana tjetër edhe jeta e njerëzve liridashës e atdhedashës ka humbur kuptimin e jetës me këta udhëheqës despotik e oligark.

Duket se diçka ka rënë në heshtje. Qarkullon ideja “të jesh apo të mos jesh”. Populli e ka pranuar heshtjen! Kur dominon heshtja, atëherë ekziston një mister i madh. Thonë se pas heshtjes së madhe, pritet edhe beteja e madhe. Populli më nuk i beson politikës autoktone, pret ndonjë erë nga larg, atje larg oqeaneve. Duket se populli është takuar ballë përballë me albanofobinë ballkanike dhe  me njerëzit udhëheqës e të shitur. Nga ana tjetër, populli ynë po takohet edhe me fetë e rrejshme, pasi disa grupe nga këta veprojnë jashtë fesë së tyre, të ardhur jo nga qendrat e vërteta fetare, por nga qendrat politike “fetare” albanofobike. Popullit ia kanë marrë frymën edhe me pseudo intelektual e shkencëtar të heshtur e të shitur. Pastaj  edhe me gazetar të shitur dhe për ca para janë bërë argatët e Beogradit e të Athinës. Për këtë u vërtetua edhe publikisht për lekët që kishte derdhur Greqia te gazetarët shqiptar,te një milion euro, për të lavdëruar Greqinë edhe kur bën krime dhe për ta sharë Shqipërinë kur bën vepra humane e demokratike. O zot,  edhe kjo ngjet  në mes të Tiranës. Ç’po ndodhe me ne ?!… Po çka bëhet atëherë me Shqipërinë Londineze, e cila është e katandisur në pesë qendra të tjera shtetërore.: Tani, udhëheqja tradhtare e Kosovës ia “shiti” afër 8400 hektar tokë turistike Malit të zi, siç ishte Çakori. Nga ana tjetër, disa politikan despotik të shitur në Shqipëri, tentuan disa herë t’ia “shesin” Greqisë zonën bregdetare më të pasur me naftë. Për këte, dikur ndjeheshim si popull të zhgënjyer dhe të indinjuar me “shitjen” e Shën Naumit dhe të Vermoshit, kurs sot po na përsëritet e njëjta gjë… O Zot, deri kurë do shiten shqiptarët?!… Gjatë gjithë kësaj historie nëna shqiptare lindi djem që i dolën zot vatanit dhe luftuan dhe u përballën me djemtë e atyre nënave që lindën kopilë e tradhtarë. Tani, nëna e djemve atdhetarë e ka shumë vështirë, pasi tradhtarët morën pushtetin në shumë qendrat tona kombëtare, nga të cilët u vranë shumë atdhetarë, kurse, nga ana tjetër, shumë djemtë dhe vajza të reja u larguan nga atdheu, të cilët janë katandisur dhe të detyruar të bredhin rrugëve të Evropës dhe në mbarë globin.

Për këtë dëshmon fakti i ndërtimit politik të partive shqiptare në Ilirikum. Ata nuk dallohen se cila është e majtë dhe cila është e djathë. Përcaktimi i tyre politik ka humbur kuptimin, prandaj edhe populli e ka humbur rrugën në oborrin e vet. Programi i partive politike nuk paraqet asnjë peshë, pasi partitë tona politike në esencë nuk janë as të majta e as të djathta, por qëllimin parësor e kanë ardhjen në pushtet, pastër si oligark, pa ideale dhe vetëm për kënaqësi kafshërore. Ata nuk kërkojnë njerëz me vlera reale,  por kandidatët zgjidhen sipas “parimeve” burokratike. Me ngulm i kërkojnë njerëzit dyfytyrësh, që kanë një pasuri të konsiderueshme, të jenë rrenacak, që premtojnë shumë dhe asgjë të mos bëjnë dhe të mos e kthejnë kokën nga elektorati i tyre. Pra, zgjedhjet bëhen krejt me imazhe të rrejshme, pa koka të shëndosha dhe kësisoj të gjitha politikat partiake tona kanë humbur në vorbullën e iluzioneve  pafund, pasi janë të dirigjuara nga qendrat e ndryshme albanofobike.

Udhëheqësit tanë, kudo që veprojnë në ilirikum, nuk janë në gjendje që për asgjë të bindin faktorin ndërkombëtar. Në Shqipëri, në vend se ta bindin botën për problemet me Greqinë, siç është gjenocidi me çamët, vrasjet barbare që bënë policia dhe fashistët greke ndaj shqiptarëve të pafajshëm – kurbetçinjve, ata shkelin me të dy këmbët mbi interesat kombëtare, pasi ideal e kanë vetëm lekun e fituar me pisllëqe shtetërore. Këta despot, me dekada tentojnë të hyjnë në negociata me fqinjin jugorë për t’ia vjedhur një pjesë të detit shqiptarë dhe t’ia japin Greqisë, pasi vetëm kësisoj fitohen miliarda para.  Ky idiotizëm i bashkon kopilët politik shqiptar. Themi kështu pasi edhe qeveria Berisha edhe qeveria Rama vazhdimisht kërkojnë rehabilitim politik që të futen në këtë maskaradë më të madhe të këtij shekulli.

Despotët politik të Kosovës, hiç më të mirë se të parët, pa fije turpi i “shitën” Malit të Zi me dhjetëra mijëra hektar tokë turistike, çiçë ishte rasti me Çakorin. Njëri i mori paratë, kurse tjetrin e mashtruan se gjoja, nëse do i jepej kjo tokë Malit të Zi, atëherë do të bëhej e mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe toka shkoi edhe liberalizimi i vizave nuk u realizua. Një mashtrim i madh! … Një tradhti e madhe!…Tani, despotët e Kosovës u mbushën me miliona e miliarda lek, dhe për asnjë minutë nuk menduan fare për ardhmërinë e fëmijëve të Kosovës. Ky idiotizëm i ka çmendur despotët udhëheqës të Kosovës dhe s’kanë të ndalur. Ata u mësuan keq me keqpërdorimet e njëpasnjëshme dhe tani kanë filluar të bëjnë “korrigjim  kufijsh,” pasi në këtë mënyrë miliardizohen despotikët dhe u mbeten besnik vendeve me të cilët kanë lidhur “besë”.

Jo fort e favorshme mbetet edhe situata me shqiptarë në Maqedoni. Edhe pse gjendja është pak më e butë dhe nuk ka tradhti të natyrave që përmendëm më lartë, por këtu kemi të bëjmë me aftësi të kufizuara politike dhe pa përvojë të duhur të nivelit të lartë diplomatik. E keqja është se, nëse bie një parti politike, nuk ngritët më dhe partitë në pushtet janë absolute dhe s’kanë frikë nga opozita, pasi partitive opozitare u mungon filozofia e ndërtimit të mirëfilltë politik. Jo vetëm popullata dërmuese pëlqen të jetë afër pushtetit, por , atje edhe partitë opozitare rrotullohen rreth pozitës që të mbijetojnë, pasi nuk kanë tjetër filozofi alternative për mbijetesë dhe kësisoj ata janë terjet të përçara midis tyre.  Për këtë edhe partia në pushtet nuk mërzitet për ndonjë humbje eventuale, sepse, siç thotë populli “fitoren e kanë në xhep” dhe vepron si donë dhe si di vet. Rreth kësaj filozofie nuk janë larg partitë e vogla edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

Ky status politik i partive shqiptare në Ilirikum nuk është i përcaktuar mirë dhe drejtë. Kjo politikë nuk bënë të mundur që t’u  tregohet hapur dhe qartë pushtuesve pushtetarë rreth kërkesave vitale që e përcaktojnë lirinë politike dhe ekonomike të popullit. Ata nuk kanë fuqi morale të bashkëpunojnë midis tyre, veçmas kur kemi të bëjmë me probleme kruciale të jetës dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Këtu sikur nuk veprohet me dinjitet të plotë, pasi nuk e dinë ku e kanë kokën dhe ku i vejnë këmbët.

Dorën në zemër, edhe pse janë arritur disa rezultate në zhvillimin tonë të përgjithshëm, por sërish, kërkesat reale të shqiptarëve nuk korrespondojnë me veprimet që bëjnë udhëheqësit shqiptarë, të cilat shpeshherë edhe nuk janë të qarta, pasi në prapaskenë e kanë shpirtin oligarkik, padijen për të udhëhequr shtet dhe e fshehura më e keqe është edhe tradhtia që i bëjnë popullit dhe vendit, tradhti e cila shpeshherë nxjerr kokë në politikën tonë kombëtare.

Fija e mëndafshtë e melankolisë

$
0
0

Kanë ardhur kohë të tjera edhe ndër ne, kohë që nuk i shkojnë  traditës sonë. Dikur siguri nuk kishte jashtë shtëpisë, sot të shkretën siguri nuk e ke as në familje. Në rrethin dikur të ngrohtë pranë vatrës së gjyshit tash gëlojnë ndjenjat e braktisjes. Të të qenit i tepërt nga vëllezër e motra dhe nga fëmijët. Harrohen sakrificat e prindërve, harrohet dashuria e tyre. Si përfundim – ballafaqohemi me dëshpërimin e atyre që na kanë rritur dhe na kanë nxjerrë në dritë, të cilët kan mbajtur barrë të rëndë mbi shpatulla për të hapur shtigje drejt lirisë së fëmijëve tl tyre, drejt realizimit të të shumë të drejtave të cilët ata vetë s’i kanë pasur.

Tash jemi në fazën e parë të kësaj përvoje të braktisjes së pleqve nëpër fshatra dhe nëpër qytete. Kemi shkelur në një hapësirë të një përvoje të panjohur, në të cilën pleqtë tonë do të “njoftohen” me goditjet e rënda të vetmisë. Një kohë do të qëndrojë pranë tyre shpresa se djemtë ose vajzat e tyre, domethënë, krenaria e tyre, nuk do t’i harrojnë, se në çastet e duhura do të jenë aty pranë.”Tash vihet me aeroplan për një orë nga vendet e huaja”… Ndërkaq nuk do të mund të vijnë fëmijët e tyre të dashur, ngase vrapi pas punës, pas parasë, pas detyrimeve, do të bëhet peshë “më me vlerë” se sa prindërit e tyre. Sepse, “mirë janë ata, e kanë një pension… Për bukë e për veshë e mbathë nuk kanë nevojë… Çka iu duhet më shumë?! Pleq janë. Nuk kanë nevojë për jetë nate”! E pleqtë, të mbështetur për dritarejee duke pritur  do ta shpalojnë dashurinë e pafund që kanë pasur dhe që vazhdojnë ta kenë për fëmijët e tyre. Para tyre do të dalin në skenë dimrat e gjatë, hapësira e zbrazur e kopshteve të tyre, qetësia e rrugëve pa njerëz, shkolla e heshtur dhe do të dëgjohet vetëm zëri i myezinit të ri i inçizuar në altoparlantin e minaresë  (sepse edhe myezini ia ka mbathur diku midis të rinjve në diasporë) e ndonjë ulurimë ujku e ndonjë lehje qeni. Vetëm dera e madhe nuk do të hapet!

Fshatrat me shtëpi të reja rënkojnë nën peshën e heshtjes si varreza, kurse nëpër disa shtëpi brenda diku një plak e një plakë mundohen ta ndihmojnë njëri-tjetri, diku një plakë me shkop në dorë mundohet të mbledhë ndonjë kokërr mollë që ka rënë nga pema, sepse nuk del dot në dyqan. Këmbët nuk e mbajnë më. Diku tjetër është halli tjetër. Ndoshta më i vogël pak, ndoshta më i madh, por të gjitha këto fate i lidh nj pe i trashë i mëdafshtë i melankolisë.

Ndodh shpesh që pleqtë ta bisedojnë atë meselenë kur njëri e ka marrë të jatin e plakur dhe e ka çuar në mal, diku në një vend të thellë. “Mos më ler këtu, biri im”! i paska thënë plaku, “sepse këtu e kam lënë unë babin tim. Çomë më tutje”! Mirëpo e ndërrojnë shpejt bisedën, për shkak se u duket se kështu i akuzojnë fëmijët e tyre të dashur. Ata edhe në këtë gjendje si janë, në një fat ku kanë mbetur të harruar, pa dashuri, në një fat kurt para syve të tyre po tretet edhe vendlindja, ku harrohen këngët, ku zhduken toponimet dhe ku harrohet gjuha e të parëve tonë, nuk akuzojnë. Nuk akuzohet fëmija! Fëmija vetëm duhet. Fëmijët janë dashuria vetë. Dhe, shpresojnë se ajo dashuri më në fund do të trokasë në dyert e tyre dhe do të futet në dhomat e tyre. Një dashuri e fëmijës për prindërit që është pjesë e traditës sonë shekullore, një dashuri e cila do ta përzërë nga fshati a lagjja e qytetit vetminë dhe pashpresën.

Ndërkohë oxhaqet fiken një nga një. Fëmijët gjithnjë e më shumë largohen nga prindërit, nga pragu i shtëpisë ku janë lindur. Pleqve të gjorë s’iu ka mbetur gjë tjetër përveç se të presin te grilat e dritareve. Aty derdhin nga një pikë lot, jo për pozitën e hallin e tyre, por nga malli që i ka marrë për fëmijët e tyre. Pastaj e shikojnë njëri-tjetrin dhe heshtin. Dhe, në heshtje del ajo pyetja e dhembshme e tyre: kush do të na shtijë në dhè dhe kush do të na sjellë një lule te varri?

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Çfarëdo veprimi që të ndërmarrësh do të jetë i…

$
0
0

“Çfarëdo veprimi që të ndërmarrësh do të jetë i parëndësishëm, por gjithsesi ka shumë rëndësi që ta bësh”

Thënie nga Mahatma Gandhi.

Lindja e një vizioni të ri

$
0
0

Zëri i këtij brezi është shpresëdhënës në një shoqëri spektakli e mendimesh të gatshme. Është sinjal domethënës për fillimin e krijimit të një standardi të ri në jetën shoqërore.

Zëri i këtij brezi më përkujton vargjet e Uolt Uitmanit: “Kundërshtoni shumë, binduni pak, se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë”.

Ky brez nuk e duron më ripaketimin e mashtrimit, diktaturën e banalitetit, tiraninë e aktualitetit, as nuk dëshiron të jetojë në perandorinë e kiçit politik.

Pjesëtarët e këtij brezi e shohin mbretin lakuriq dhe nuk duan të jetojnë në realitet të konstruktuar nga mjeshtrit e mashtrimit. Ata duan të jetojnë në shtet normal e solidar, ku ligjet vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët dhe jo si te fiksionet e Oruellit me “më të barabartë se sa të barabartët”.

Ata duan sistem vlerash në kaosin e përgjithshëm.

Ata janë fisnikërimi përballë katastrofës së ndërgjegjes njerëzore.

Ata janë zëri kundër të veshurve me pushtet, që nuk duan t’i dëgjojnë të tjerët, por si Hamleti, duan të dëgjojnë vetëm fantazmën, lakenjtë, trushkulurit, të korruptuarit, oportunistët mediokër, qeniet pa personalitet të cilët e duan princin më shumë se çdokënd tjetër.

Ata janë kundër mumieve, që me praninë e tyre, me dekada, ndotin ambientin politik dhe institucionet publike.

Ata janë sinqeriteti, ndershmëria dhe guximi që neve na mungoi. Në që nuk bëmë asgjë për këtë brez, duhet ta mbyllim gojën, ta dëgjojmë këtë zë të bukur e të sinqertë dhe mos ta pengojmë ta imponojë vizionin e qartë dhe shpresëdhënës.

Ky vizion i trishton të gjitha partitë politike, sepse janë të njëjta përkundër dallimeve, prandaj duan të imponohen me çdo kusht, duke dashur ta vjedhin një kauzë që i duhet shoqërisë shqiptare. Imponohen sepse ndjejnë se u ndodh e paparashikuara, se po u prishen skemat që i kanë paramenduar si të përjetshme.

Ky vizion i ri është sfidë kundër një sistemi të kalbur, i ndërtuar me vite nga protagonistët e politikës. Sistemi i kalbur e degjeneron edhe njeriun e ndershëm, kurse një sistem normal nuk i lë hapësirë të pandershmit. Ky brez dëshiron një sistem të ri vlerash dhe jo të degjenerohet në sistemin e kalbur.

Ky brez dëshiron që shtetin t’ua kthejë qytetarëve, për dallim nga politikanët meskinë, që duan shtetin t’ua lënë trashëgim vetëm fëmijëve të tyre.

Ky brez ka ndjenjë për jetën e përbashkët dhe pronën publike.

Ky brez proteston për të pasur politikë, sepse politika është pajtimi i njeriut me shoqërinë.

Ky brez i imponon idealet e tij në një botë pa ideale dhe nuk pajtohet me zgjidhje gjysmake, të përkohshme, sepse nuk do fasadë, por esencë.

Ky brez di të bëhet i dukshëm në një botë që nuk dëshiron t’i sheh, di të bëhet i rëndësishëm në një botë ku të rëndësishëm janë abuzuesit e pronës së përbashkët.

Reagimi i tyre na përkujton vargun e famshëm të një rokeri: “Çfarëdo sistemi që të shpikni pa ne do të përmbyset”.

Ata janë pasqyra ku ne brezat më të vjetër mund ta shohim të zitë e zemrës sonë; ne, pra, që lejuam prishjen e ekuilibrit të domosdoshëm për funksionimin e një shoqërie normale – sinkronin ndërmjet faktorit shpirtëror e material.

Ata sot protestojnë kundër atyre që i quajnë “pabuksa” qytetarët e ndershëm, vetëm se nuk kanë baballarë të pushtetshëm, mashtrues, të paskrupullt.

Ky brez e ka kuptuar në esencë thënien e Abraham Linkolnit: “Mënyra më e mirë për ta parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë”. Ky brez ka filluar ta krijojë të ardhmen sipas një vizioni të qartë dhe do ta krijojë…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Viewing all 9697 articles
Browse latest View live